“Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit”
Në Tivar më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër del se ky numër mund të jetë shumë më i madh dhe mund të shkojë deri në 4300.
Për të rikujtuar këtë date të dhimbshme në mënyrë që të mos harrohet SHB “Rumia” nga Ulqini , për të tretin vit me radhë, ditën e diele me 01.04.2017 që përkon me një nga disa ditët e tragjedisë së madhe të para 73 viteve organizoi rrugëtimin të emërtuar “Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit”, shkruan Ulqini Online.
Në këtë organizim morën pjesë mbi 60 bjeshkatarë nga Ulqini, Kraja, Ana e Malit por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Nga Kosova në mënyrë të organizuar kishin ardhur shoqatat e bjeshkatarëve, ‘’Shkëmbi’’, ‘’Prishtina’’, ”Kaçaniku”, Sytë e Sharrit”, ”Sharri” kurse nga Maqedonia kishin ardhur shoqatat ”Shkupi” dhe ”Tetova”.
Sipas planit të përpiluar më pare së pari u vizitua famkeqi Monopoli i duahanit në Tivar ku mendohet se janë vrarë pjesa më e madhe shqiptarëve nga Kosova. Të gjithë bjeshaktarët bënë homazh dhe vendosen lule ne perkujtim te viktimave te pafajshme jashta objektit të rrethuar, në pamundësi që të hyhet brenda.
Rrugëtimi i bjeshkatarëve vijoi me ecjen nga Tivar i vjetër deri në Krajë. Edhe pse rruga ishte mjaft e gjatë, 14km, më kohë të ligë ajo as që u ndie fare nga bjeshkatarët të cilët e përballuan me sukses këtë ecje.
Pas mbërritjes në Krajë, bjeshkatarët u shpërndan duke uruar që për të njëjtën date dhe për të kujtuar të njëjtën ngjarje, do të shihen përsëri vitin e ardhshëm.