Site icon PLAVA E GUCIA SOT

MAZREKU: ENDE NUK ËSHTË HEQUR POLICA E SIGURIMIT ME MALIN E ZI

Sot ka qarkulluar lajmi se është hequr polica e sigurimit me Malin e Zi, për automjetet kosovare që udhëtojnë për Malin e Zi.

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar se ende nuk është hequr polica e sigurimit me Malin e Zi, por është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit mes dy vendeve.

Postimi i plotë i drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku

Të dashur qytetarë
Siç iu kam njoftuar edhe ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit me Malin e Zi. Ne besojmë se marrëveshja e negociuar prej kohësh do të përfundoj së shpejti dhe ne do tu njoftojmë paraprakisht për kohën se kur do të hyj në fuqi ky vendim.
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është Institucioni i vetëm përgjegjës për negocimin dhe nënshkrimin e vendimit për njohjen reciproke të policave

Me respekt
Sami Mazreku
Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit

Exit mobile version