Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës Malësi e Madhe New York

Shoqata Malësia e Madhe – N.Y, lajmëron të gjithë anëtaret dhe përkrahësit  e saj, se me datën  10 Qershor, 2018 do të mbahet KUVENDI Zgjedhor i Shoqatës tonë.

Me këtë rast, sipas mandatit dyvjeçar do të zgjidhet KËSHILLI DREJTUES i Shoqatës, prandaj i lusim të gjithë Anëtarët e rregullt të  Kuvendit dhe të gjithë që dëshirojnë të behën anëtar të  shoqatës tonë të përbashkët të marrin pjesë në këtë takim të rëndësishëm për të gjithë.

Të nderuar bashkëvendas dhe delegatë të shoqatës Malësia e Madhe, sikurse jeni në dijeni, shoqatën tonë e presin shumë projekte dhe aktivitete të rëndësishme në të mirë të vendlindjes dhe diasporës , të cilat nuk mund t’i realizojmë pa ndihmën e përbashkët.

Zgjedhja e Këshillit të ri Drejtues do të ndihmoj në realizimin e projekteve dhe gjendjes së shoqatës, dhe rolit te saj  ne mirëvajtjen e aktiviteteve te diasporës.

E përsërisim pjesëmarrja Juaj do të ndihmojë në zgjedhjen e anëtareve të Këshillit Drejtues të kësaj shoqate. Besojmë se Këshilli i Ri i radhës do të ndihmojë dhe do të rrisë sukseset e shoqatës sonë të përbashkët.

Shoqata Malësia e Madhe NY është e hapur për te gjithë pa dallim. KUVENDI i i Shoqatës Malësia e Madhe do të mbahet me 10 Qershor 2018, në lokalin -Eastwood Manor, Bronx, duke filluar ne ora 1:00 PM

 

Ju mirëpresim

Kryesia e Shoqatës Malësia e Madhe New York

Exit mobile version