Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko shprehet se, “për herë të parë që nga krijimi i saj në janar të këtij viti, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur dhe po shpërndan paketën e teksteve shkollore për mësimdhënie në Diasporë”.
Rreth 11 000 tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, që gjenden jashtë trojeve shqiptare.
E gjithë kjo ka për qëllim të plotësojë nevojat dhe përmbushjen e mësimdhënies në vendet e diasporës.
Të gjitha tekstet janë falas dhe tërheqja e tyre do të bëhet në ambasadat shqiptare të vendeve përkatëse, sipas kërkesës së këtyre të fundit percjell “Plava e Gucia Sot”