Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mbjelljet e 2020 kanë filluar: “Nëse nuk mund ta punosh tokën, ecë për tâ, se toka të bekon” (foto)

Mbjelljet e 2020 në Plavë Guci kanë filluar, ndërkaq bujku i vyeshëm  Agron Z Balidemaj citon  fjalët e gjyshit të tij  Halil Hamzit Balidemaj nga fshati Martinaj komuna e Gucisë “Nëse nuk mund ta punosh tokën, ecë për tâ, se toka të bekon”.

Duke u nisur nga amaneti i trojenikve te truallit Agroni po vazhdon amanetin e gjyshit për te qëndruar ne vendlindje   duke punuar me përkushtim tokën nga e cila siguron ekzistencën e familjes. Një familje shumantarshe që nga ditët e para të Pranverës fillon punën e sajë në përgatitjen dhe mbjelljen e produkteve bujqësore: Patate, misër, fasule, qepë, domate, etj. Të gjitha këto prodhohen ne bazë BIO duke mos përdorur asnjëherë plehra artificialë apo pesticide  tjera!

Pos bujqësisë Agroni merret dhe me blegëtori! Produktet e prodhuara Agroni ka kohë që nuk i plason në treg! Blerësit e përditshëm tani kanë mësuar adresën e produkteve BIO te këtij bujku te vyeshëm!

Prodhimtaria e tij bio ka gjetur plasman gjatë gjithë stinve te vitit Sidomos gjatë sezonit të Verës kërkesa është shumë e madhe nga vendas por dhe turistë të shumtë!

Nga: Naser Vuçetaj

Agron Z Balidemaj
Vajza e agronit duke mjelur delet
Exit mobile version