Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mbrëmje komemorative në nderim të ish-kongresistit dhe mikut të shqiptarëve, Eliot Engell

Në një postim të tij publik, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, z. Blerim Reka, ka ndarë përshtypjet nga mbrëmja komemorative kushtuar ish-kongresistit dhe mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engell.

Me bashkëshorten e kongresistit të ndjerë Eliot Engell, zonjën Pat Engell, ai mori pjesë në mbrëmjen komemorative të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe veprimtari i njohur i komunitetit Harry Bajraktari.

Nën praninë e familjes Eliot Engell, shefit të kabinetit të tij John Calvelli dhe rreth 70 bashkëatdhetarëve tanë, mbrëmë në New York City u nderua jeta dhe vepra e mbështetësit të palëkundur të Pavarësisë së Kosovës dhe mikut të madh të shqiptarëve.

Për më shumë se tri dekada, Eliot Engell ishte zëri i Kosovës së pushtuar në Washington, D.C.. Dhjetëra rezoluta për Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, si dhe shumë letra drejtuar presidentëve amerikanë, kishin nismën dhe autorësinë e tij.

Në këtë mbrëmje përkujtimore, nga treva jonë morën pjesë edhe aktivistë të dalluar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dëshmuar respektin dhe mirënjohjen e vazhdueshme për kontributin e madh të mikut tonë të paharruar.

Lavdi jetës dhe veprës së mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engell!

Exit mobile version