Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Më 1 qershor, Serbia hap kufijtë për katër shtete përfshirë edhe Shqipërinë edhe pse nuk kufizohet me të !

Serbia do të hapë kufijtë për lëvizjen e njerëzve plotësisht nga 1 qershori për katër vende, raporton b92.

Përveç Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, qeveria serbe ka vendour t’i hapë kufijtë edhe me Shqipërinë, pavarësisht se Serbia nuk kufozihet me Shqipërinë.

Ky vendim u mor sepse asnjë prej këtyre vendeve nuk është vatër e coronavirusit.

Më tej shtohet se vendimi është marrë kryesisht për shkak të studentëve nga Republika Serbe dhe Mali i Zi, të cilët do të qarkullojnë midis tre vendeve.

Kufijtë e Serbisë për trafikun rrugor, hekurudhor dhe lumenjve janë mbyllur që nga 20 marsi.

Kur bëhet fjalë për ardhjen në Serbi, shtabi i krizave vendosi që një test negativ për virusin duhet të jetë një kusht për të hyrë në vend, pra lëvizja e lirë.

Nëse personi që kthehet në vend nuk është testuar, ai do të duhet të dërgohet menjëherë në izolim në shtëpi për 14 ditë, kur edhe ai duhet të testohet për coronavirus.

Exit mobile version