Sot pas ndërprerjes së séances konstituive nga këshiltari dhe lideri I UDSH-së Mehmet Zenka, seancën e vazhdoi shumica e këshilltarëve të pranishm në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të cilën e kryesoi këshilltari dhe lideri I Forcës, Genci Nimanbegu.
Kandidat për kryetar/e ishin:
- Ardian Mavriq, i propozuar nga Forca dhe Koalicioni “Fillim i ri”
- Ivana Jançiq Popoviq, e propozuar nga DPS, UDSH dhe LD në MZ
Numri i fletave të votimit ishin 33, aq sa ka edhe këshiltarë në Kuvendin komunal. Fletëvotimet e pa perdorura ishin 13, fletëvotime që u gjenden në kuti ishin 20, të pavlefshme 0 fleta të votimit.
Ardian Mavriq mori 20 vota, ndërsa kandidatja Ivana Janiçiq Popoviq asnjë votë.
Ardian Mavriq zgjedhet kryetar i ri i Kuvendit të Komunës së Ulqinit i cili me këtë rast bëri betimin për postin e ri dhe më pas mbajti edhe fjalimin e rastit.
Këshilltarët e DPS-së, UDHS-së dhe LD në MZ nuk kanë marrë pjesë në votim, pasiqë më heret e kanë lëshuar mbledhjen.