Site icon PLAVA E GUCIA SOT

ME NDERIME SHTETËRORE DHE FLAMUR KOMBËTAR – PA RITE FETARE, VARROSET BABAI I KRYEMINISTRIT

Me nderime shtetërorë dhe flamur kombëtar, por pa rite fetare është varrosur, Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai është varrosur në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, vendlindjen e tij, në prani të shumë personave, në mesin e tyre edhe krerët më të lartë të shtetit.

Ajo që binte në sy gjate ceremonisë së varrimit, ishte flamuri kombëtar, me të cilin ishte mbështjellur arkivoli i Hilmi Haradinajt, dhe po ashtu varrimi i tij u bë pa rite fetare.

Gjatë ditës së djeshme një deklaratë e imamit Bedri Bytyçi u ka bërë daj thirrjes publike hoxhallarëve tjerë që të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit Hilmi Haradinaj. Kjo deklaratë e tij ngjalli reagime të shumta, duke i shtyrë edhe banorët e fshatit Fortesë të komunën e Rahovecit, që kërkuan që ai të dëbohet nga imami i xhamisë së fshatit. Kjo dhe u arrit, duke u bërë shkarkimi i tij nga kjo detyrë.

Reagime ka pasur edhe nga KLMDNJ, e cila e ka cilësuar si deklaratë kundër të Drejtave të Njeriut. Madje, për ish-imamin Bytyëi, u kërkua që Prokuroria e shtetit të merreshin me deklaratat e tij.

Exit mobile version