Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Më shumë se 24 orë pa rrymë në Guci

Banoret e komunës së Gucisë dhe fshatrat e kësaj komune ka më shumë se 24 orë qe janë në errësirë të plotë.  Ne faqen zyrtare te rrjetit energjetik te Malit te Zi nuk ka kurrfarë informate lidhur me ndërprerjet e vazhdueshme te furnizimit, edhe pse mbrëmë edhe Plava  po ashtu ishte pa energji elektrike. Ne Plavë tek sot rreth orës 15 u erdhi energjia elektrike gjithnjë me drojën e ndërprerjes se radhës i thanë portalit tonë disa banor nga komuna e Plavës.

Është skandaloze paaftësia e rrjetit te distribucionit te Malit te Zi për te garantuar furnizim stabil , duke lënë banoret me jave e dite te tera ne errësirë sikur te ishim ne mesjete. /Plava e Gucia Sot

Exit mobile version