Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ që punon në kuadër të Shoqatës Ana e Malit ditën e shtune ka dhuruar një ndihmë për shkollën në Dacaj të Rozhajës. Kështu, ata për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë dhuruar 6 llaptopë dhe 25 tabletë të cilët do të përdoren në procesin mësimor, shkruan Ulqini Online.
Në pranim dorëzimin e këtyre donacioneve ishin prezent nxënës dhe mësimdhënës.
Më poshtë është lista e kontribuesve për momentin:
Manush Kraja – $50
Zija Gjeloshi – $100
Nik Kola Rudaj – $500
Marjan Kolnrekaj – $100
Jasmin Hoti – $100
Anonymous – $20
Adriatik Cobaj – $100
Vaso Nikprelaj – $200
Richard Lukaj – $200
Ali Kurti – $200
Sali Derguti – $100
Gjon Gojcaj – $100
Gjergj Markaj – $100
Nik Markola – $100
Anton Markola – $100
Sylë Lajci – $100
Nikoll Makaj – $100
Zeqe Mehmetaj – $1,000
Alban Krasniqi – $200
Xhafer Gecaj – $1,000
Shkollës në Dacaj, e vetmja në gjuhën shqipe në Rozhajë, në maj të këtij viti i’u vu zjarri i cili shkaktoi dëme shumë të mëdha.
Mërgimtarët tanë në ShBA tërë kohës janë të interesuar dhe interesohen për situatën në vendlindjen e tyre dhe gjatë gjithë kohës ata ndihmojnë në forma nga më të ndryshmet. Njëjtë është edhe në këto ditë të vështira që po kalojnë në përgjithësi shqiptarët në Mal të Zi, si nga ana ekonomike por edhe nga pasojat e situatës epidemiolgjike të shakaktuara nga Covid-19.