Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mes reformës territoriale dhe kalkulimeve elektorale

Gjatë kësaj vere më vapë krahas protestës së qytetarëve në Tiranë në Shqipëri  kemi edhe një çështje tjetër e cila ka të bëjë organizimin administrativ  përkatësisht me Projektligjin për reformën territoriale, e cila është bërë temë dite për opinionin e gjerë, sepse parashihet që numri i bashkive nga 61 sa janë aktualisht të zvoglohët në 46, ku ka pasur reagime si nga opozita, shoqëria civile por edhe nga pjesëtarë të shumicës aktuale

Nail  Draga

Në sajë të reformës territoriale  në Shqipëri në vitin 2014 numri i njësive të qeverisjes vendore u reduktua nga 373 komuna dhe bashki në 61 bashki; u ruajtën 12 qarqet si niveli i dytë i qeverisjes vendore; ish-komunat u shndërruan në njësi administrative brenda bashkive të reja. Duhet cekur se kjo reformë ishte  rezultat i Partisë Socialiste,  për të eliminuar  numrin e lartë të komunave dhe bashkive, por të punohet përseri në këtë drejtim pas 12 viteve hap dilema së cilët janë shkaqet për një ndarje të re territoriale në nivel vendi nga e njëjta forcë politike.

Reforma si çështje partiake

Opinioni i gjerë është informuar më herët se për  çështjet e reformës administrativo-territoriale(Reforma Territoriale 2.0), Kuvendi i Shqipërisë ka formuar komisionin përkatës i përbërë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike me dy  bashkëkryetar, por nga mospajtimi i qendrimeve mazhoranca socialiste ka dalur  me propozimin e tyre, duke harruar se nuk kemi të bëjmë me çështje partiake, por të nivelit shtetëror.

Ndonëse nga viti 2014 nuk janë shumë vite   mazhoranca socialiste  argumenton se  harta aktuale nuk i përgjigjet më realitetit demografik dhe ekonomik të vendit. Sipas tyre analiza bazohet në pesë tregues që janë në: funksionalitetin e bashkive, performancën ekonomike, masën urbane dhe demografike, distancën nga qendra më e afërt administrative dhe kohezionin social e kulturor.

Në sajë të tyre parametrave Raporti  i prezantuar konstaton se problemi nuk lidhet vetëm me numrin e bashkive, por me pabarazinë e madhe mes tyre. Kështu, Tirana përqendron rreth një të katërtën e popullsisë së vendit dhe afro 40 për qind të të ardhurave vendore, ndërkohë që 47 bashki gjenerojnë secila më pak se një për qind të të ardhurave. Gati gjysma e bashkive rezultojnë nën nivelin mesatar të funksionalitetit, ndërsa shumë njësi të vogla shpenzojnë pjesën dërrmuese të buxhetit për administratë dhe paga, duke lënë pak hapësirë për investime dhe zhvillim.

Demagogjia e shumicës

Por, cekim me këtë rast se hartuesit e kësaj reformë territoriale në vitin 2014, kanë  thënë se si shkak është numri i lartë i administratës në qeverisjën vendore,  ku ajo  do shkurtohet  dhe do reduktohen buxhetet dhe shpenzimet e panevojshme. Por një konstatim i tillë është demagogji, sepse nga 17 mijë punonjës në vitin 2015, sot në njësitë e qeverisjes vendore  janë  rreth  37 mijë punonjës. Madje këto njësi janë kthyer në subjekte elektorale,  ndërsa  nuk janë të paktë ata të cilët deklarohen se kjo reformë territoriale më tepër është elektorale, sepse në maj të  vitit 2027 në Shqipëri do të mbahën zgjedhjet vendore.

Qendrimi arrogant i qeverisë 

Njohësit e rrethanave  në Shqipëri cekin se reforma e tillë është konceptuar në mënyrë të gabuar. Sepse njësitë e qeverisjës vendore u konceptuan  në mënyrë të gabuar si njësi vetëqeverisëse  në këndvështrimin financiar. Ato njësi që nukgjeneronin të ardhura do të dështonin. Qeverisja qëndrore do të merrte përsipër vetëm garantimin e fondit të pagave dheinvestimet në ndonjë projekt kombetar. Nga një qasje të tillëzonat pa të ardhura u braktisën. Qëndrat e ish komunave qëmbanin akoma aktive disa banorë, disa shërbime sikursearsimin, shëndetësinë dhe shërbimet e tjera të karakteritbujqësor, u braktisën. Popullsia ra në mënyrë drastike. Kjorënie dhe ky dështim u përshpjetua nga qëndrimi arrogant i qeverisjes qëndrore.

Propozohet  shkrihen 15 bashki

Si në vitin 2014, edhe tash Partia Socialiste ka dalur me propozim për të reduktuar numrin e bashkive, ku nga 61 bashki sa janë tash, ai numër do bie në 46, nga del se do tëshkrihen 15 bashki, duke i bashkuar ata me bashkitë tjera qëjanë afër tyre.

Kështu drafti i tillë parashikon shkrirjen e Fushë-Arrëzit me Pukën; Klosin me Matin;Rrogozhinën me Kavajën; Dimalindhe Poliçanin me Beratin; Patosit me Fierin; Divjakës me Lushnjën; Selenicës me Vlorën; Maliqit me Korçën; Këlcyrësme Përmetin; Memaliajt me Tepelenën; Libohovës me Gjirokastrën; Cërrikut  dhe Belshit me Elbasanin dhePërrenjasit me Librazhdin.

Reagimi i qytetarëve

Ndaj këtij propozimi kanë reaguar nga opozita, shoqëria civilepor edhe nga pjesëtarë të mazhorancës politike, duke refuzuarnjë propozim të tillë, sepse nuk është në favor të qytetarëvepor të kalkulimeve politike të mazhorancës aktuale. Ngabashkitë aktuale që drejtohen nga Partia socialiste kundër këtijpropozimi pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur  duke protestuar, ndërsa e veçantë ishte  nga bashkia e Poliçanit kuqytetarët mbeshtetës së socialistëve në mënyrë publike i kanëdjegur librezat e tyre partiake, dukuri e cila ka ndodhë për herëtë parë në Shqipëri. 

Kundër  këtij propozimi janë deklaruar edhe nga bashkia e Memaliajt, Maliqit, Belshit, Përrenjasit, Selenicës etj. Bëhetme dije se protesta të tilla do të ketë ditëve në  vijim  madjeduke përgatitur peticione kundër një propozimi  të tillë drejtuar  insitucioneve shtetërore por edhe atyrendërkombëtare(BE).

Fshatrat–    goditura

Të gjithë pjesëmarrësit në këto  protesta pa dallime partiakekanë  shprehur  zhgënjimin e tyre në mazhorancën aktualesepse qytetarët e bashkive të tilla do të humbin funksionet e qytetit, sepse ata do të zhvendosën gjetiu, ndërsa procesi i shpopullimit të popullsisë do të jetë proces i pandalshëm. Nëkëtë aspekt me të goditur janë fshatrat të cilët pa investime nëinfrastrukturë  nuk mund të qendrojnë pasiv, por do tëmigrojnë në qendrat e ndryshme urbane,   ku përvoja e deritashme është dëshmi e një konstatimi të tillë. 

Përfundim

Çështja e organizimit territorial përkatësisht të hartës së re të bashkive e cila është në procedurë nuk duhet trajtuar si çështje eskluzive partiake, në rastin konkret nga shumica parlamentare, por si çështje kombëtare sepse kemi të bëjmë e organizimin e përgjithshëm administrativ të vendit. Kemi të bëjmë me një çështje shumëdimensionale  që meriton qasje analitike, duke respektuar mendimin e qytetarëve të cilët ballafaqohen  me realitetin qeverisës në nivelin vendor  në raport me ate qendror.

Por, pasi kemi të bëjmë me çështje hapësinore-territoriale krahasimet me vendet e ndryshme evropiane  janë të nevojshme, pa marrë parasysh se organizimi territorial është çështje autonome e çdo shteti.

Nuk ka dilemë se në këtë drejtim mund të paraqiten  propozime të reja, madje edhe për ta zvogluar numrin e bashkive  por asgjë nuk duhet të jetë definitive, pa konsultuar  qytetarët në formë të diskutimit publik, sepse duhet shmangur centralizimin por duhet shkuar nga decentralizimi i pushtetit, sipas standardëve demokratike evropiane.

Edhe reagimi i këtyre ditëve  nga ana e opozitës, shoqëria civile e sidomos nga ata bashki që janë të rrezikuara sepse humbin statusin  aktual dëshmon në mënyrë transparente se propozim ligji për organizimin e ri administrativ  me tepër i gjason një reformë  elektorale se sa asaj territoriale. Megjithate duhet të presim vjeshtën kur për këtë propozimligj do të diskutohet dhe do  të vendoset me vota në parlament.

(Gusht 2026)

Exit mobile version