Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mileshi dhe Zona Perëndimore e Tuzit Marrin Frymë Lirisht – Uji i Pastër po Vjen!

Është nënshkruar kontrata për adaptimin e rrjetit të ujësjellësit në Bashkësinë Lokale Milesh, me një vlerë investimi prej 1.026.000€, të siguruara nga buxheti i shtetit, përmes angazhimit të Zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj.

Ky projekt përfshin ndërrimin e tubacionit të vjetërsuar nga asbesti, me qëllim përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë për banorët e këtij vendbanimi.

Po ashtu, projekti parasheh:

• Ndërrimin e tubacionit transportues për vendbanimin Rakiq, dhe

• Ndërrimin e tubacionit Dushiq–Tuz, i cili do të lidhë zonën perëndimore të Tuzit me stacionin pompues në Vuksanlekaj, duke rritur ndjeshëm kapacitetin e furnizimit me ujë në këtë zonë.

Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës jetike për qytetarët!

/Malesia.me

Exit mobile version