Dje, kryetari I Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me bashkëpunëtorë priti ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrullah Çeku në përcjelljen e SHS Ariana Zherka Hoxha, ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi.Zoti Gjeloshaj e njoftoi ministrin Çeku me historikun dhe situatën në Komunën e Tuzit duke theksuar edhe rolin që Kosova ka pasur që nga fillimi në shkollimin e kuadrove malësorë, por edhe lidhjen shpirtërore të malësorëve me Kosovën. Posaçërisht u vu në pah bashkëpunimi i deritashëm i komunës me investues nga Kosova, që veç janë prezentë në Komunën e Tuzit, siç është firma Pestova (me fabrikën e patatinave), pastaj firma ETC që po punon në hapjen e një qendre tregtare si dhe me fillimet e para të investimeve për një fabrikë të vajit nga ndërmarrësi Abdurahman Ćesko.Ministri Çeku shprehu kënaqësinë me një fillim të mbarë të marrëdhënieve të Kosovës me Komunën e Tuzit në këtë segment dhe gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve të ngushta në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit ndërmjet MKRS të RK dhe Komunës së Tuzit.Bashkëbiseduesit u dakorduan për një sërë mundësish të bashkëpunimit në fushën e kulturës, ku Tuzi ka një nevojë të posaçme, por edhe në fushën e sportit, në veçanti pjesëmarrjen KF “Deçiq” në turnamentin mbarëkombëtar në Prishtinë, por edhe KB “Deçiq”, si dhe sporteve të tjera.Në takim, krahas kryetarit, Gjeloshaj morën pjesë edhe kryetari i KK Fadil Kajoshaj, nënkryetarët: Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, shefja e kabinetit të kryetari të Komunës së Tuzit Drita Rukaj, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale Marina Ujkaj; bashkëpunëtoret e ministrit: znj. Klodeta Krasniqi – shefe e kabinetit dhe Donarte Kastrati – asistente ekzekutive e MKRS; si dhe bashkëpunëtoret SHS ambasadores: Ruzvelt Frrokaj, ministër dhe Ifete Çeku, sekretare e parë.Delegacioni i MKRS të RK u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Komunës së Tuzit.Komuna e Tuzit!