Ministri për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka mbështetur Listën Shqiptare ”Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj për zgjedhjet që do të mbahen në 30 gusht.
Ai thekson se është në krah të kandidatëve të kualicionit për faktorizimin e shqiptarëve.
Postimi i Pandeli Majko:
Në zgjedhjet politike në Malin e Zi, jam në krah të kandidatëve të kualicionit për faktorizimin e shqiptarëve. Votuesit shqiptarë si rregull, nuk janë skllevër të logjikës që i kthen ata në robotë. Aktualisht, Mali i Zi është në një udhëkryq ku shqiptarët me mencuri do të vendosin për të mos ta lënë vendin në duart e marionetave filo-serbe.