Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë: Kemi bërë maksimumin që ligji për liritë fetare të jetë i pranueshëm nga të gjithë

Në lidhje me debatet e shumta për ligjin mbi liritë fetare i cili pritet të dalë për miratim në Kuvendin e Malit të Zi, ka reaguar edhe Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë, e cila është edhe përpiluese e ligjit. Në njoftimin e tyre nga kjo ministria, e cila udhëhiqet nga Mehmet Zenka, thonë se ata kanë bërë maksimumin që ligji të jetë i pranueshëm për të gjithë, duke respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare dhe pa u ngutur, për çka edhe përpilimi i tij ka zgjatur 5 vite.

Nga ministria shtojnë se në këtë periudhë janë mbajtur tryeza dhe takime të shumta me përfaqësues të bashkësive fetare, sektorit qeveritar dhe bashkësisë akademike, në mënyrë që të arrihet deri tek një draft sa më inkluziv dhe i pranueshëm. Ata sigurojnë se propozimi i këtij ligji është në përputhje të plotë me sugjerimet e Komisionit të Venecias.

Exit mobile version