Site icon PLAVA E GUCIA SOT

‘Mirdita’/ Guvernatorja e Shtetit të New York takon komunitetin shqiptar në Bronx, bën shqiponjën dhe merr dhuratë Kanunin e Lekë Dukagjinit

Guvernatorja e New York takon komunitetin shqiptar dhe flet shqip.

Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar në New York. Në Bronx, Guvernatorja e Shtetit të New York (që është një nga shtetet më të rëndësishëm dhe më të pasur në vend), Kathy Hochu, mbërriti për të zhvilluar një takim shumë të përzemërt me shqiptarët aty. Ajo e nisi fjalën e saj duke folur shqip, kur iu drejtua të pranishmëve duke u thënë: ”Mirdita!”. Kjo shkaktoi entuziasëm tek pjesëmarrësit në takim që e brohoritën dhe duartrokitën.

Pas kësaj,  pritja që iu bë guvernatores ishte speciale dhe po aq e përzemërt edhe pse vizita e saj ishte lajmëruar vetëm 48 orë përpara ardhjes së saj. Në krye të këtij organizimi dhe takimi të rëndësishëm për komunitetin tonë atje ishte Mark Gjonaj, ish-Këshilltari i Bashkisë i cili ka qenë dhe vijon të jetë një ndër promotorët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar në New York si dhe një lobues i fortë që vëmendja ndaj shqiptarëve të rritet. Ky ishte një takim me rëndësi të madhe për vemendjen e shtetit ndaj komunitetit shqipatar, siç theksoi edhe vetë guvernatorja kur tha se ”prioriteti numer një është te mbajë te gjithë te sigurte dhe te mbrojë bizneset nga grabitja. Nga ana tjetër ajo premtoi se zotohet që do ”të mbrojë shëndetin, sigurinë, familjet, bizneset çdo ditë.”  

Fakti që Guvernatorja kërkon të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan tregon qartë se ky komunitet po bën ndryshimin  dhe po vlerësohet për kontributet në Nju Jork.

Shqiponja në Bronx

Siç duket edhe nga fotot nga takimi i djeshëm, vizita ishte shumë miqësore dhe e përzemërt. Guvernatorja theksoi se ”Ky komunitet është më i mirë, më i gjallë dhe më magjepses nga prezenca juaj sot dhe gatishmëria për të ndërtuar biznese dhe për të na ndihmuar neve të bëhemi një New York më i mirë përmes punës tuaj”. Pas shkëmbimit të vlerësimit reciprok, Guvernatorja nuk ngurroi të bëjë edhe simbolin kombëtar, shqiponjën, sëbashku më Markun.

Guvernatorja ben Shqiponjen

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Surprizat nuk mbaruan këtu. Guvernatorja pasi bëri Shqiponjën, mori edhe një dhuratë të veçantë nga Gjonaj dhe ai ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit, ku janë shkruar tërësia e normave të së drejtës zakonore shqiptare. Nga sot, Guvenatorja do të ketë në shtëpinë e saj edhe një copë historie shqiptare, dhurate nga komuniteti i New York.

Guvernatorja merr Kanunin e Leke Dukagjinit

Vlerësimi për Markun

Nuk mund të mungonte as vlerësimi për Mark Gjonajn, ish këshilltarin e New York, i cili është një faktor i rëndësishëm në krah të komunitetit shqiptar aty. Guvernatorja ka folur me superlativa për Gjonajn, duke theksuar se ” Marku është një njeri i jashtëzakonshëm që gjithmonë ka shërbyer dhe vendosur në zemrën e tij komunitetin shqiptar”!

Premtimi i mbajtur

Organizatori Gjonaj në fjalën e tij, teksa falenderoi guvernatoren Kathy Hochu për vizitën në komunitetin shqiptar aty, tha me krenari se ”komuniteti shqiptar këtu janë neëyorkez të vërtetë që e vlerësojnë me të vërtetë mundësinë që u është dhënë.”

Nga ana tjetër, Gjonaj zbuloi një bisedë të kahershme me Guvernatoren kur ata punonin bashkë, ku ajo i kishte premtuar një vizitë për të njohur më mirë komunitetin shqiptaro amerikan. ”Në kohën kur unë punova me guverantoren Kathy Hochul, ajo më bëri një premtim për ta njohur më shumë komunitetin shqiptaro amerikan, ndaj organizuam sot këtë takim sepse ajo do të njohi nevojat tona, shqetësimet dhe problemet tona”. Dhe këtë premtim, Guvernatorja e mbajti 

Exit mobile version