Site icon PLAVA E GUCIA SOT

MIRËNJOHJA E KROATËVE DEDIKUAR SHQIPTARËVE TE CILËT E MBROJTEN KROACINË

Me rastin e përvjetorit 29. të rënies së qytetit të Vukovarit, i cili pas 87 ditëve të rrethimit dhe të mbrojtjes heroike ishte pushtuar dhe shkatërruar nga ushtria e rregulltë “jugosllave” dhe paramilitarët  serbë anembanë Kroacisë shënohet lufta, rezistencës dhe fitorja e kroatëve mbi agresorët serbe.

Ne kuadër te kësaj u botua edhe shkrimi “HVALA VAM ALBANCI”(Falemnderit shqiptarë) i autorit Hrvoje Horvat Hrga, i cili i kushtohet 2876 vullnetareve shqiptare qe u inkorporuan ne ushtri  kroate, prej të cilëve 87 ishin vra gajte luftimeve dhe 36 janë zhdukur. Në mesin e shqiptareve qe morën pjese ne mbrojtjen e Kroacisë ishin gjenerali Rrahim Ademi, Agim Çeku, koloneli Tahir Zemaj, Bekim Berisha Abeja (për te cilin vete presidenti  Tugjman kishte thënë dhe i vlente sa 2000 ushtarë te tjerë) e shume luftëtarë tjerë shqiptarë.

Një mirënjohje e këtillë është nder e respekt për të gjithë shqiptaret nga ana e Kroacisë e cila ishte nder shtetet e para të cilët e pranuan shtetin e pavarur të Kosovës.

Falemnderit Kroaci për respektin.

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version