Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Monstat: Të shqetësuar për sigurinë e regjistruesve, incidente edhe në Komunën e Ulqinit

Drejtoria e Statistikave Monstat është duke e shqyrtuar vendimin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, të cilin e shpalli dje mandatari Millojko Spajiq, tha zëvendësdrejtoresha e Monstatit Snezhana Remikoviq.

Ajo theksoi se ngjarjet aktuale rreth regjistrimit ndryshojnë nga ora në orë.

“Drejtoria e Statistikave aktualisht është në pozitën më të palakmueshme, sepse vendimi aktual i Qeverisë është që regjistrimi të jetë nga 1 deri më 15 nëntor. Drejtoria e Statistikave do të shkelte ligjin nëse do të ndalonte aktivitetet lidhur me përgatitjen e regjistrimit në këtë moment. Me njoftimin e mandatarit se regjistrimi do të shtyhet, ai vendim i mundshëm po shqyrtohet në Monstat dhe po planifikohen hapat e ardhshëm”. tha Remikoviq gjatë konferencës për shtyp të Këshillit të popujve numerikisht pakicë dhe bashkësive kombëtare.

Monstat, thotë ajo, është më i shqetësuar për sigurinë e njerëzve që marrin pjesë në regjistrim.

“Mbrëmë ka ndodhur diçka që na ka shqetësuar. Më 16 tetor kemi dërguar kërkesë në Drejtorinë e Policisë për vlerësim të sigurisë së punës së regjistruesve dhe më 23 tetor e kemi përsëritur sepse nuk ka pasur asnjë reagim”, tha Ramikoviq.

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq në seancën e sotme të Qeverisë tha se dje në Kuvendin e Komunës së Ulqinit ka ndodhur një problem kur persona të paautorizuar kanë penguar punën e regjistruesve, instruktorëve dhe komisionit të regjistrimit në objektin e komunës së Ulqinit që është marrë me qira për nevojat e atyre njerëzve.

“Për këtë është bërë një shënim zyrtar dhe është bërë një deklaratë në Drejtorinë e Policisë. Një kërkesë Drejtorisë së Policisë për t’u përfshirë në lidhje me letrën e dërguar nga Monstat më 16 dhe 23 tetor në lidhje me vlerësimin e sigurisë së regjistruesve dhe instruktorëve në nivel të Mali të Zi. “Monstat është i gatshëm që së bashku me këtë Qeveri të bëjnë regjistrimin nga 1 deri më 15 nëntor”, tha Damjanoviq.

Exit mobile version