Nga Hys ULAJ
Krahinat e Malësisë të mbetura nën Malin e Zi përgjatë kufirit me Shqipërinë në pjesën juglindore përbëhen nga katër “xhepa” gjeografikë të banuar thuajse tërësisht me shqiptarë: Plava e Gucia, Malësia e Madhe e Tuzit, Ana e Malit me Ulqinin dhe Kraja. Të parët tonë kanë treguar se tregtinë e kan bërë kryesisht me Shkodrën. E bënin me karvane kuajsh me ditë të tera ecje, deri ditën kur kufiri u mbyll.
E çfarë kishte për të shitur fshatari i gjorë qe jetonin me bagëti dhe me nga një copë tokë të vogël? Bylmet, lesh, lëkura, fiq, pelim, gështenja, pishë, mjaltë etj. Shitnin me pesha të rënda vetëm për të blerë 1Kg kripë, pak sheqer dhe rrallë ndonjë kafe, ndonjë palë të mbathura apo ndonjë copë tekstili.
Pikërisht për këtë realitet, krajanët i kishin kënduar vetes:
“Mori Kraja karanfile,
Shit me okë e blej me kile.”
Një këngë shumë e përshtatshme sot për disa nga eksponentët e “të fortëve” të Kosovës martire, ata që në emër të luftës e kanë keqkuptuar e keqinterpretuar makroekonominë dhe me raste edhe “artin” e ofendim-shkeljes dhe përuljes mbi botën femërore.
Sa është vlerë e fisnikëri dhe sa është shkelje e keqpërdorim i gjakut të atyre që dhanë jetën për liri, këtë e di secili që ka ndërgjegje.
Por një gjë është shumë e qartë: “të fortët” që fshihen pas emblemës së UÇK-së, kurrë dhe askurrë, nuk është dashur ta përdorin atë si mbulesë kamuflimi për pasuritë, abuzimet dhe klientelizmin e tyre.
UÇK-ja nuk e ka meritiar këtë turp. Kosova as aq më pak. Secili qe del në sherbim publik dhe thirret në institucione nuk duhet harruar se ka mbi supe qinda mija viktima e shekujë përpjekje për çlirim.

