Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mungon komunikimi në mes popujve pakicë e institucioneve qeveritare

 mungesë  institucionëve  veçanta çështja e komunikimit  mes popujve pakicë dheinstitucionëve qeveritare  mjediset multinacionalesikurse është Mali i Zivarët sipas vullnetit politik pushtetit edhe  pluralizëm nuk ka treguargadishmëri  avancimit  barazisë praktike qytetarenacionale sipas standardëve ndërkombëtare

Nail  Draga

Në rrethana të reja shoqërore në pluralizëm çështje parësoreparaqet përfaqësimi i shqiptarëve përkatësisht prezantimi ikërkesave të tyre të ligjshme në lidhje me avancimin e pozitësdhe të statusit  të tyre. Kemi të bëjmë me çështje komplekse, sepse përfaqësimi nuk është çështje personale apo partiake, duke qenë përgjegjësi para institucionëve qeveritare sepse kemi tëbëjmë me barazinë qytetare e nacionale në një mjedismultinacional e multikulturor siç është Mali i Zi

Ndonëse janë bërë tre dekada në pluralizmëm subjektët politiketë cilat përfaqësojnë shqiptarët deri më tash si dhe përfaqësuesite tyre autentik nuk kanë realizuar   asnjë hulumtim në lidhje me raportët dhe institucionët qeveritare. Të dhënat e tilla empirikedo të dëshmonin  pabarazinë e shqiptarëve  në fusha tëndryshme shoqërore si në punësim, arsim, kulturë etj. 

Prezantimi dhe përfaqësimi

Pikërisht në këtë aspekt ketu qendron problemi se kush i përfaqëson shqiptarët në institucionet qeveritare dhe sa janë atatë gatshëm të ballafaqohen me realitetin shoqëror. Përveçpërgatitjes profesionale individët e tillë duhet të jenë edhe tëguximshëm për të prezantuar kërkesat që janë në favor tëavancimit të drejtave të shqiptarëve të cilat janë mohuar dekadamë radhë. Një analizë e kësaj natyre do të eliminonteparagjykimet ndaj pjesëtarëve të popujve pakicë, e në veçanti për shqiptarët, të cilët nuk janë të përfaqësuar në mënyrëproporcionale. Duke marrë parasysh së nga viti 1998-2020, shqiptarët perms subjektëve të tyre politike kanë qenë pjesë e koalicionit qeveritar, analiza e përfaqësuesve përkatës do të eliminonte dilemat ekzistuese. Sepse jo rrallë herë me tepërkanë përfituar individët e jo  elektorati i tyre votues.

Më këtë rast cekim se nga viti 1998, në kuadër të Qeverisë sëMalit të Zi u formu Ministria e popujve pakicë, e cila pothuajvazhdimisht është udhëhequr nga shqiptarët. Ndërsa çështjetjetër paraqet angazhimi I tyre në favor të avancimit të barazisënacionale të shqiptarëve, që meriton trajtim të veçantë. 

Ndërsa me rastin e rotacionit të pushtetit(30.8.2020) Qeveria e re eliminoj këtë ministri duke ia bashkangjitur asaj të Drejtësisë, pa dhënë arsyetim të një veprimi të tillë. Ne mendojmë se popujtpakicë duhet të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv, pa marrëparasysh se kush do ta formojë shumicën parlamentare.

Në qeverinë e re në kabinetin e Kryeministrit të Malit të Zi, jemitë informuar në lidhje me këtë çështje është i angazhuar njëperson në cilësinë e këshilltarit të pakicave ndërsa cili do të jetëroli përmbajtësor  mbetet të shihet.

Pa përfaqësues autentik  Këshilla  ndryshme

Duke marrë parasysh së në qeverisjen e mëparshme kanë qenë tëpranishme dobësi kadrovike e funksionale, nga qeverisja e re nuk jemi duke parë ndonjë angazhim konkret  për ndryshimecilësore e përmbajtësore. Një veprim I tillë është në kundërshtimligjor e kushtetues kur kemi të bëjmë me përfaqësimin autentiktë pjesëtarëve të popujve pakicë.

Nuk mund të arsyetohet me asnjë argument mos pjesëmarrja e përfaqësuesve autentik të shqiptarëve  në Këshillin e Arsimit, Këshillin e Kulturës, Entin e Tekstëve dhe të Mjetëve Mësimoreetj. Duke marrë parasysh se subjektët e tilla miratojnë  Vendimeqë përfaqësojnë edhe të drejtat e popujve pakicë, mospjesëmarrja e përfaqësuesëve të tyre autentik, dëshmon mosbashkëpunimin institucional dhe imponim të çështjeveprogramore, që nuk janë në favor të popujve pakicë. Veprimet e tilla të imponuara janë kundër barazisë qytetare e nacionalesepse popujt pakicë nuk mund të përfaqësohen nga të tjerët porvetëm nga përfaqësuesit e tyre autentik.

Pa ankesa  Avokati i Popullit(!)

Çështjet nacionale në një mjedis multinacional janë të ndieshmedhe mbetën të hapura, sidomos në ato mjedise ku ende mungondemokracia funksionale, si rezultat i mentalitetit unitarist itrashëguar nga koha e monizmit. Edhe pse janë bërë tre dekadanë pluralizëm, çështja e barazisë nacionale e qytetare mbetët e hapur sidomos kur janë pyetje shqiptarët.

Nga një informatë që disponoj nga Avokati ipopullit(Ombudsmani) te ata deri më tash nuk është paraqiturasnjë kërkesë për të kontestuar raportet aktuale të institucionevetë pushtetit ndaj shqiptarëve. Një e dhënë e tillë ështëshqetësuese dhe zhgënjyese sidomos për ata që na përfaqësojnëdhe prezantojnë në institucionet përkatëse. Këtu kritika shkon nërend të parë ndaj partive politike që përfaqësojnë shqiptarët, tëcilat është dashur të jenë ma aktive, duke ofruar argumente tëpabarazisë praktike që janë duke e përjetuar shqiptarët.

Mungon partneriteti me pushtetin

Në sajë të mungesës së raportëve bashkëpunuese në mespushetit dhe popujve pakicë duke mohuar  partneritetin dëshmonqasjen e pushtetit edhe tash në pluralizëm sikurse në monizëm.

Vetëm trajtimi i popujve pakicë si partner në qeverisje, do tëeliminoheshin defektet ekzistuese dhe do të ishte në favor tëavancimit të çështjeve të kontestuara  që do të jenë në favor tëbarazisë nacionale e qytetare në këtë mjedis. Një qasje e tillëserioze do të ishte dëshmi e fillimit të respektimit të ndërsjellënë favor të te gjithëve në këtë mjedis multinacional. 

Sepse, çdo kërkesë e shqiptarëve të cilat nuk cenojnë të tjerët  dotë pranohej nga çdo pushtet demokratik dhe do të ishte në favor të avancimit të barazisë nacionale sipas standardëvendërkombëtare. Ndërsa e kundërta ndodhë me pushtetetautokratike, që vuajnë nga paragjykimet me konceptet unitare tëqeverisjës.

Bashkëpunimi pa paragjykime

Nga ana e subjektëve politike të shqiptarëve deri me tash nukkemi pasur rast të dëgjojmë se është realizuar ndonjë hulumtim iopinionit në lidhje me këto çështje që është dëshmi e mosinteresimit të bashkëpunimit me institucionet qeveritare tëcilat e kanë obligim të trajtojnë çështjet në lidhje mbi barazinënacionale në fushat përkatëse.

Andaj mbetet çështje e hapur çbllokimi i këtij komunikimi nëmes popujve pakicë, përkatësisht përfaqësuesëve te tyre dheinstitucioneve qeveritare. Çdo tentim për të margjinalizuar këtëçështje dëshmon se mungon vullneti politik i pushtetit, përndryshime pozitive në favor të drejtave nacionale sipasstandardëve ndërkombëtare.

(Dhjetor 202

Exit mobile version