Site icon PLAVA E GUCIA SOT

NATO merr vendim: Avionët e Polonisë Mig-29 i jepen Ukrainës

NATO dhe SHBA-të duket se kanë vendosur më në fund që të furnizojnë Ukrainën me avionë Mig-29, ashtu siç ishte planifikuar më herët.

Aleanca e kishte bërë këtë plan që javën e shkuar, por kërcënimet ruse si dhe droja e Polonisë për të kryer një veprim të tillë ndaj Ukrainës, ndërkohë që Putini kishte shpallur armik çdo shtet që ndihmonte Kievin, bëri që vendimi të zgjatej në kohë dhe të gjendej një modul tjetër.

Kështu, Polonia nuk do t’ia japë direkt Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ia dorëzojë SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime amerikane F-16. Më pas, SHBA-të, tashmë pronarë të avionëve të dhuruar nga Polonia, do t’ia transferojnë Ukrainës duke shmangur kështu irritimin rus ndaj polakëve dhe duke e marrë atë mbi vete, raporton abcnews.al.

Në një reagim zyrtar të qeverisë polake, thuhet se ata kanë vendosur t’ia ofrojnë pa pagesë avionët e tyre SHBA-ve duke marrë mbrapsht avionë amerikanë, ndërkohë që nuk thonë se për çfarë do të përdorën avionët e tyre. Krahas kësaj, qeveria polake kërkon nga të gjitha vendet e NATO-s që të bëjnë të njëjtën gjë.

Gjasat janë që edhe Sllovakia dhe Bullgaria që kanë avionë të prodhimit lindor të bëjnë të njëjtën gjë, duke ia transferuar avionët e tyre SHBA-ve dhe më pas këta të fundit ia japin Ukrainës për të luftuar rusët, raporton abcnews.al

Exit mobile version