Site icon PLAVA E GUCIA SOT

NATO ndërton në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor (video)

Nato pritet të ndërtojë në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin perëndimor: lajmi është bërë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, sipas të cilit vendimi është miratuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut. “Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës”, ka shpjeguar Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

Projekti pritet të nisë breda këtij viti, ka shkruar kreu i Qeverisë shqiptare duke shtuar se “Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Sakaq, Report Tv ka publikuar pamjet ekskluzive nga baza ajrore e Kuçovës ku tani janë të vendosur avionët e fluturimit të bazës ajrore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në pamjet duken avionët MIG, helikopterë të vegjël, e të tjera pajisje luftarake. Kjo bazë ajrore do të jetë e para në Ballkan ku NATO do të investojë para dhe pritet të ketë një “flotë” ajrore të standarteve botërore.

Që nga viti 2006, kjo bazë ajrore është e mbyllur dhe mund të shihni gjendjen aktuale të kësaj baze.

 

Exit mobile version