Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ndërroi jetë atë Artur Liolini, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë.


Është shuar në Shtetet e Bashkuara, At Artur Liolin, kancelar i i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, pasuesi i Fan Nolit dhe një person me reputacion të shkëlqyer në SHBA.

Që fëmijë Artur Liolin kishte të njëjtat parime shpirtërore dhe patriotike si Fan Noli derisa u bë i pari i Kishës Ortodokse Shqiptare të Bostonit dhe një pasues i denjë i themeluesit te kishës Ortodokse Shqiptare ne SHBA, Fan Noli.

I lindur ne vitin 43’, ishte fëmijë i prindërve shqiptarë që emigruan në Shtetet e Bashkuara nga Boboshtica e Korçës dhe i ati ishte ishte mik i afërt me Nolin.

Pas studimeve ne Princeton ku u diplomua me nderimet me te larta, në vitin 1970 u dorëzua në gradën priftërore në Boston ku themeloi Bibliotekën e Fan Nolit, pranë Kryekishës së Shën Gjergjit në Boston.

Në vitin ’75 u emërua Kancelar i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës ndërsa ne ’91 At Liolin vizitoi dhe meshoi në 22 qytete ne Shqipëri.

At Artur Evans Liolin përveç aktivitetit fetar, ka edhe një aktivitet të madh humanitar e diplomatik në dobi të Shqipërisë, si dhe mjaft studime për të : “Shqipëria – enigmë evropiane”, “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”, “Shoqëria shqiptare – riformim dhe gjetje”, etj.

Ai ishte shqiptari që mbajti gjallë jo vetëm frymën e kishës shqiptare ortodokse në Boston, por edhe të çështjen kombëtare shqiptare, veçanërisht atë të Kosovës. At Artur Liolin la pas gruan e tij, priftëreshën Margarita dhe tre fëmijët.

FJETI MË ZOTIN ATË ARTUR LIOLINI

Në datën 28 shtator 2023 ndërroi jetë atë Artur Liolini, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë. Një humbje e madhe për familjen, për kishën ku shërbente dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë.

Atë Arturi ishte nxënës i Imzot Theofan Nolit dhe vazhdoi me përkushtim veprën e tij.
Artur Evans Liolini lindi më 19 qershor 1943 në Nju Jork, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës. Në vitin 1967 mbaroi studimet për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin “Princeton”.

Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë, të cilës i shërbeu derisa ndërroi jetë. Gjatë shërbimit të tij, atë Arturi gjallëroi jetën shpirtërore dhe veprimtaritë e komunitetit ortodoks shqiptar.

Atë Arturi ka bërë disa vizita në Shqipëri, duke qenë dashamirës i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ka mbështetur veprën e ringritjes së saj nga gërmadhat e regjimit ateist. Në vitin 2010 ai mirëpriti në Boston Kryepeshkopin Anastas, me rastin e 100-vjetorit të Kryedioqezës Shqiptare.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes. Perëndia e prehtë shpirtin e tij në tendat e të drejtëve!

Exit mobile version