Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ndryshohet Ligji per Vetëqeverisje Lokale

Ndryshohet Ligji per Vetëqeverisje Lokale

Me nismë te Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu, eshte bere propozimi i ndryshimit të Ligjit per Vetëqeverisje Lokale, respektivisht i 3 amandamenteve.

Njeri nga amandamentet ka te beje me Kryeadministratorin, ku hiqet pjesa ku për këtë post kerkohet qe kandidati ta kete provimin e jurispodences.

Pikat e tjera janë ku Kryetarit te Komunes i lejohet te emerojë 2 keshilltarë, qe deri me tash kishte të drejtë të emëron vetëm 1 dhe qe keshilltari i kryetarit dhe menaxheri i komunes bejne pjese ne nivelin e dyte dhe u kerkohet te kene nivelin e VII (7) të kualifikimit si dhe 5 vite pervoje pune.

Me këtë propozim ndryshimi, lista shqiptare synon t’ ua lehtëson punën shumë
komunave qe ka te bëjë me pranimin e kryeadministratorit.

Exit mobile version