Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Në Beranë 10 pacientë në gjendje kritike

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 10 pacientë janë në situatë kritike , është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Të theksojmë se në spitalin e Beranës janë duke u trajtuar 33 pacientë covid pozitiv. “10 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike dhe janë të kyçur në ventilimin jo infaziv” , thuhet në kumtesë.

Njëkohësisht , në Qendrën klinike të Malit të Zi 72% të kapaciteteve disponuese nga 108 kovid shtretër janë të plotësuar , ka theksuar ndihmës drejtori i këtij institucioni Nemanja Radojeviq duke shtuar se edhe 67 punëtorë shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Ai ka theksuar se mundësia e plotësimit të Covid pjesës të spitalit gjithnjë është e madhe , si në bazë të shtretërve në disponim ashtu edhe kur është fjala për kyçjet në oksigjen dhe respirator.

Ai ka theksuar se aktualisht 67 punëtor shëndetësor janë pozitiv , prej të cilëve 15 mjekë , 41 infermjere dhe teknik medicinal , kurse të tjerët janë punëtor jo medicinal. Në këtë Qendër klinike, siç ka theksuar janë duke u trajtuar 78 pacientë Covid pozitiv , 29 janë të vendosur në repartin infektiv dhe 46 në klinikën interrne. Ai ka theksuar se në Qendrën Klinike të Malit të Zi 30 pacientë janë në rrezik për jetën kurse në forma të ndryshme të ventilimit janë të vendosur 11 pacientë.

Exit mobile version