Pjesëtari i Policisë Kufitare të Malit të Zi, Milutin Lekoviq (41 vjeç), ka vdekur dje në spitalin e Risanit, si pasojë plagëve të rënda që mori nga arma e zjarrit në Igallo, nga sulmues të paidentifikuar, por që dyshohet se janë shtetas të Kosovës.
Televizioni publik i Malit të Zi, duke u thirrur në raportin e policisë, njofton se sot dje me datën 15 dhjetora 2019 në orën 14:45, në rrugën ‘Sava Iliq’ në Igalo, gjatë arrestimit të tre personave që nuk posedonin dokumente identifikimi, por që dyshohet se janë shtetas të Kosovës, njëri prej tyre nga arma ka shtënë drejt automjetit të policisë, duke qëlluar me një predhë policin Lekoviq, të cilin e plagosi rëndë. Mjekët në spitalin e Risanit për disa orë bënë përpjekje t’ia shpëtojnë jetën, por ai nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Sulmuesit, dy meshkuj dhe një femër, pas sulmit u larguan në drejtim të panjohur. Mirëpo, ata u ndoqën nga policia dhe u vendos bllokada e qytetit, si dhe një zonë më e gjerë kufitare drejt Kroacisë. Të dyshuarit ishin vendosur në zonën e Sutorina dhe u arrestuan rreth orës 17:00.
Me rastin e arrestimit vjen deri te shkëmbimi i zjarrit, kur burri i moshës rreth 45 vjeç, drejtoi armën kah policia. Me këtë rast sulmuesi u plagos nga policia, kurse dy të tjerët, një burrë rreth 50 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç, u arrestuan.
Mediat në Kosovë, duke cituar portale malazeze e serbe, kanë raportuar se tre të dyshuarit ishin shtetas kosovarë, por Policia malazeze thotë se nuk kanë informacione për identitetin e mundshëm të të dyshuarve dhe se janë duke zhvilluar aktivitete për të konfirmuar këtë informacion me shërbimet partnere.