Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës sot u mbajt konferenca “Shekulli i Komitetit Mbrojtja e Kosovës 1918-2018

Prishtinë 21 Mars 2018

“Komiteti i Kosovës dhe kryengritja e Plavës e Gucisë”

Në këtë tryeze shkencore që zhvilloj punimet sot në Prishtinë morën pjesë 10  pjesëmarrës shkencëtar të mirënjohur dhe njohës të mirë të ngjarjeve të kohës së Komitetit Mbrojtja e Kosovës 1918-2018.

Kumtesa kryesore kishte të bënte “Komiteti i Kosovës dhe kryengritja e Plavës e Gucisë” të cilën e prezantoj Dr.Lush Culaj nga Instituti Albanologjik i Prishtinës i cili theksoi në veçanti  rolin e Hasan Ferrit dhe të parisë së Plavë e Gucisë në mbrojtjen e kësaj treve pas tërheqjes së ushtrisë Austro-Hungareze nga Plavë Gucia  në vitin 1918.

Po ashtu theks të veçantë ju kushtua masakrës e serbo-malazezëve të vitit 1919 ndaj shqiptarëve të Plavë e Gucisë ku u masakruan mbi 700 burra, gra e fëmijë, roli e plave gucasëve në mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare deri në vitin 1943 respektivisht gjer në themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe pas kësaj.

Kumtesat nga kjo tryezë shkencore do i publikojmë ne ditët ne vijim. /Plava e Gucia Sot

Exit mobile version