Site icon PLAVA E GUCIA SOT

NË KOMUNEN E PLAVËS PO BËHET REALIZIMI I SHUMË PROJKETEVE TË RËNDËSISHME

Plavë – Këto ditë të ngrohta të fundverës së këtij viti, në territorin e Komunës së Plavës është duke u zhvilluar aktivitet i dendur në realizimin e një vistër projektesh të rëndësishme të infrastrukturës së komunës. Para pak ditësh është zgjedhur kryerësi i punëve për rikonstruksionin e rrugës Ribarska në Plavë. Kjo detyrë i është besuar Ndërmarrjes ndërtimore “Putevi Bar” nga Tivari, e cila e vetmja ka paraqitur ofertën Drejtorisë për punë publike të Malit të Zi, njofton Shërbimi informativ i administratës lokale.

                Në informimin për media, shërbimi në fjalë thekson se me qëllim të lidhjes sa më kualitative të komunikacionit dhe sigurisë sa më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve, do të rikonstruktohen rreth 550 metra të kësaj rruge, e cila është njëra ndër ato më frekuentuese në territorin e Komunës së Plavës, ashtu që Administrata lokale dhe Drejtoria për punë publike e kanë veçuar rëndësinë e modernizmit të saj. Gjatë rikonstruksionit, elektroinstalimet gjegjëse, sinjalizimi komunikativ dhe elementet tjera përcjellëse.

                Vlera e tërësishme e investimit të cilin e siguron Qeveria e Malit të Zi nga buxheti i vet kapital është rreth 300 mijë euro. Mirëpo vlera precize e investimeve në rikonstruksionin e rrugës në fjalë, siç theksojnë në Drejtorinë për punë publike, do të jetë pjesë përbërëse e kontratës me ofertuesin e zgjedhur, pas përfundimit të procesit negociues publik, me të cilin do të definohet dinamika dhe data e fillimit të punëve.

                Përndryshe, Drejtoria e punëve publike në trevën e Komunës së Plavës është duke realizuar edhe ca projekte kapitale infrastrukturore. Në vazhdë janë punët në ndërtimin e sheshin të ri të qytetit në lagjen Racina në vlerë prej 500 mijë euro, kurse në fillimin e javës së kaluar, ka filluar edhe faza e fundit e rikonstruksionit të rrugës së Përnjavorit, për të cilën Qeveria e Malit të Zi ka siguruar afro 400 mijë euro. Në fazën e parë janë punët në rindërtimin e aksit rajonal Plavë-Vojnë Sellë-Guci, për të cilën do të investohen rreth 3,5 milion euro, kurse punët në rregullimin e deponisë së hedhurinave në Komoraçë janë duke u kryer sipas dinamikës së paraparë.

                Vlera e gjithanshme e investimeve zë përmendura në realizimin e projekteve të infrastrukturës së Komunës së Plavës, të cilat i realizon Qeveria e Malit të Zi përmes Drejtorisë për punë publike në bashkëpunim me Komunën e Plavës, është mbi 6 milion euro. Përveç këtyre, Ministria e arsimit është duke i përfunduar punët në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore, tani pesëklasëshe, në fshatin Vojno Sellë, e cila është paralele e ndarë fizike e Shkollës fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës.

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version