Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Në Mal të Zi dënime të larta për shkeljen e masave anti-COVID-19. Sot shënohen edhe 47 raste pozitive

Me ligj janë paraparë dënime prej 100 deri në 2000 euro për çdo persona fizik, i cili nuk do tu përmbahet distancës fizike dhe nuk shfrytëzon maskat dhe mjetet tjera mbrojtëse të parapara. Me ligj janë paraparë dënime prej 500 deri në 2000 euro për personin përgjegjës fizikë në organin shtetëror, organin e administratës lokale dhe të administratës shtetërore nëse nuk sigurojnë respektimin e distancës, nuk disponojnë pajisjet mbrojtëse të parapara dhe nuk bëjnë dezinfektimin e objektit.

Theksohet se përveç dënimin për kundërvajtje personit juridik ose afaristit mund ti shqipëtohet edhe masa tjetër e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë deri në 6 muaj. Në Beranë dhe në Guci prej mbrëmë janë të ndaluara tubimet në vendet publike të mbyllura dhe të hapura, kurse ceremonitë fetare në objekte do të zhvillohen pa praninë e qytetarëve, ka vendosur Trupi Koordinues Nacional.

 Ky Trup ka sjell edhe disa masa të tjera për këto dy komuna të cilat kanë hyrë në fuqi prej mbrëmë me qëllim të parandalimit dhe pengimit të përhapjes së korona virusit. Instituti për Shëndetin Publik njoftoi se sot janë marrë edhe 475 mostra, nga të cilat 47 kanë dalë pozitiv, nga të cilët 27 kontakte të infektuarve të mëparshëm, kurse për të tjerët po hetohet burimi i infektimit. Aktualisht në Mal të Zi ka 335 raste aktive me COVID-19, kurse deri sot betejën me këtë virus e kanë humbur 13 persona.

Exit mobile version