Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Në Mal të Zi gazetarët dhe operatorët duhet të kenë jelekët me mbishkrimin “PRESS”

Ministri i punëve të brendshme i Malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq i ka aprovuar rekomandimet e Këshillit për kontrollin qytetarë të punës së policisë që gazetarëve, fotoreporterëve dhe operatorëve tu ndahen jelekë fluorescent me mbishkrimin PRESS.

Në mbledhjen e Këshillit për kontrollin qytetarë të punës së policisë në pjesëmarrjen edhe të shoqatave gazetareske , të sindikatës së mediave dhe të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, është miratuar rekomandimi drejtuar Ministrisë për punë të brendshme që për shkaqe të shumta për identifikimin e tyre , për punëtorët mediatikë të bëhet blerja dhe distribuimi i jelekëve me mbishkrimin PRESS.

Rekomandimi i trupit mbikëqyrës të punës së policisë , siç kanë theksuar nga MPB është aprovuar menjëherë dhe është në vazhdim procedura e blerjes dhe e distribuimit të tyre në komunikim me shoqatën e gazetarëve profesionist të Malit të Zi, të Sindikatës së mediave të Malit të Zi dhe me Këshillin për kontrollin qytetarë të policisë.

Exit mobile version