Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Në Mal të Zi u hapen sot plazhet, transporti publik, baret dhe restorantet

Qarkullimi prej orës 23 derri në ora 5 të mëngjesit prej sot nuk është i ndaluar , kurse kanë filluar të punojnë edhe kafenetë , restorantet dhe qendrat tregtare.

Prej sot në tërë territorin e Malit të Zi lejohet komunikacioni rrugorë dhe i taxsive , kurse nga e hëna edhe transporti publikë dhe ai hekurudhor. Shfuqizohet edhe masa e përkohshme që brenda një automobili mund të transportohen më së tepërmi dy persona , ndërkaq transporti i udhëtarëve gjithnjë nënkupton shfrytëzimin e masave mbrojtëse, me përjashtim nëse në automobil transportohen anëtarët e një familjeje.

Prej sot është lejuar edhe puna e objekteve hotelerie , e qendrave tregtare dhe shfrytëzimi i pishinave dhe i plazheve. Kur është fjala për restorante dhe kafene , pas një tryeze mund të ulen më së tepërmi 4 persona , me përjashtim nëse është fjala për anëtarët e një familje dhe me këtë rast mundësohet që pas tryezës të ulen edhe më tepër mysafirë. Duhet që ndërmjet tavolinave të sigurohet largësia së paku dy metra,në pajtim me rekomandimet e Institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi.

Exit mobile version