MASAT E REJA TË TKT
“Nëse nuk do të jemi në gjendje të gjithë së bashku që të investojmë në shëndet, duhet të investojmë shumë më tepër në sanimin e pasojave, e për fat të keq do të ketë humbje të jetëve njerezore të cilat është e pamundur të kthehen” është thënë në komunikatën e Qeverisë.
Me anë të masave të reja të Trupit Kombëtar për Koordinim të mbrojtjes së qytetarëve nga Koronavirusi ndalohet dalja nga objektet e banimit prej orës 19 deri në ora 5 në mëngjes prej të hënës deri të premten .
Gjatë vikendit masa e mbrojtjes do të vlejnë prej të shtunës nga ora 13 deri të hënën në ora 5 në mëngjes.
“Ndalesa vlen për të gjithë pos përjashtimeve të parapara me ndalesë” shpjegohet nga TKK. /Plava e Gucia Sot