Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës lejohet përdorim i librit “Shoqëria dhe Mjedisi 2“ me autor Vllaznim Balidemaj.
Në konkursin e shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës të vitit 2018, për tekste të reja mësimore për vitin shkollor 2019/2020 të klasave 0, 1, 2, 6, 7, 10 dhe 11 merr pjesë si autor i teksteve shkollore të klasës së dytë “Shoqëria dhe mjedisi 2” dhe të klasës së gjashtë “Edukatë qytetare 6” . Pas vlerësimit të recensentëve dhe komisionit vlerësues lejohen të përdoren në shkollat e Kosovës nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me vendime të veçanta nr. 154/01 – B, datë 27.06.2019 për “Edukatë qytetare 6” dhe nr. 364/01 – B, datë 23.08.2019 për “Shoqëria dhe mjedisi 2” të botuara nga shtëpia botuese Albas.
Këto nuk janë librat e tij të parë shkollor, pasi që nga viti 2007 është në përdorim në shkollat e Kosovës libri “Edukatë qytetare 5” si bashkautor, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1048/01 – B, të datës 13.08.2007.
Biografia e Mr Vllaznim Balidemaj
Vllaznim Bali Balidemaj i lindur në Martinaj të Plavës e Gucisë. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në vendlindje. Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan më 1997 diplomon për mësues të Ciklit të Ulët. Më 2008 përfundon Fakultetin e Edukimit në Prishtinë dhe merr titullin “Profesor i mësimit klasor”. Në vitin 2015 përfundon studimet e Masterit për “Udhëheqje në Arsim” në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë. Tani është në studimet e Doktoratës (PhD) në Fakultetin e Edukimit në Ljubljanë, Slloveni.
Gjatë kohës së luftës së Kosovës angazhohet për fillimin e mësimit për nxënës të dëbuar nga Kosova në Komunën e Plavës, ku edhe angazhohet në mbajtje të procesit mësimor në fshatin Vishnjevë gjatë viteve 1998/1999. Nga viti 1999 deri 2006 punoi si mësues në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Nga viti 2006 vazhdon të jetë mësues në shkollën jopublike “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë.
Prej pas luftës është i angazhuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në trajnimin e mësimdhënësve në Kosovë për metodologji bashkëkohore të mësimdhënies e mësimnxënies dhe përdorimin e vlerësimit në mësimdhënie.
Në konkursin e shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës të vitit 2018, për tekste të reja mësimore për vitin shkollor 2019/2020 të klasave 0, 1, 2, 6, 7, 10 dhe 11 merr pjesë si autor i teksteve shkollore të klasës së dytë “Shoqëria dhe mjedisi 2” dhe të klasës së gjashtë “Edukatë qytetare 6” . Pas vlerësimit të recensentëve dhe komisionit vlerësues lejohen të përdoren në shkollat e Kosovës nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me vendime të veçanta nr. 154/01 – B, datë 27.06.2019 për “Edukatë qytetare 6” dhe nr. 364/01 – B, datë 23.08.2019 për “Shoqëria dhe mjedisi 2” të botuara nga shtëpia botuese Albas.
Këto nuk janë librat e tij të parë shkollor, pasi që nga viti 2007 është në përdorim në shkollat e Kosovës libri “Edukatë qytetare 5” si bashkautor, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1048/01 – B, të datës 13.08.2007.
/Plava e Gucia Sot