Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Në Plavë edhe një rast i ri i diagnostifikuar me virusin Covid-19

Situata epidemiologjike e shkaktuar nga virusi Covid-19 në Mal të Zi, momentalisht është stabile, e volitshme dhe nën kontrollë. Janë regjistruar edhe tri raste të reja të diagonstifikuara me virusin Covid-19, një prej të cilave në Plavë.

Të dhënat e Institutit të shëndetit publik, tregojnë se në 183 mostrat e testuara të laboratorët e mikrobiologjisë molekulate të Institutit gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, janë regjistruar tri raste të reja të prekura me virusin Covid-19: në Tuz – 1, në Nikshiq – 1 dhe në Plavë – 1. Rastet e reja në Tuz dhe Plavë janë kontakte të rasteve të konfirmuara, kurse burimi i infektimit të rastit të ri në Nikshiq, është në hulumtim.

Në 87 mostrat e testuara dje (të dielën) prej orës 08:15 deri në atë 18:00, nuk është regjistruar asnjë rast i ri i diagnostifikuar me virusin Covid-19, dhe në 96 mostrat e testuara në intervalin kohor 18:00-08:30, janë regjistruar tri raste të reja me rezultat pozitiv me koronavirus: në Tuz – 1, në Nikshiq – 1 dhe në Plavë – 1.

Të dhënat e sipërshënuara dëshmojnë se numri i të infektuarve me virusin Covid-19 në Mal të Zi, prej rastit të parë e deri më sot, ka arritur në 311 (173 meshkuj dhe 138 femra), prej të cilëve 54 janë fëmijë dhe të rinj (21 të moshës 0-9 vjeçare dhe 33 të moshës 10-19 vjeçare).

Pasqyrëza e të prekurve me virusin Covid-19 nëpër komuna:

Podgoricë-160,

Tuz-37,

Nikshiq-33,

Tivarë-23,

Ulqin-22,

Andrijevicë-7,

Bijello Pole-6,

Herceg Novi-6,

Plavë-6,

Budva-5,

Danillovgrad-3 dhe

Tivat-3.

Në Qendrën klinike të Malit të Zi në Podgoricë dhe në spitalet në Tivarë, Nikshiq dhe Beran, për trajtim mjekësor janë të hospitalizuar 38 të sëmurë nga koronavirusi Covid-19.

Të dhënat e fundit të Institutit të shëndetit publik dëshmojnë se deri më tani në Mal të Zi nga virusi Covid-19 janë shëruar 55 persona, kurse kanë vdekur 5 persona, të gjithë të gjinisë mashkullore.

Në shtetet e rajonit, situata epidemiologjike ende është emergjente, ku më shumë e ku më pak. Ka rritje dhe rënie të numrit të të prekurve, të shëruarve dhe të vdekurve. Rritje e dukshme e të prekurve me koronavirus në krahasim me një ditë më parë është paraqitur në Kosovë, ku janë identifikuar 51 raste të reja me koronavirus.

Të dhënat e fundit të institucioneve nacionale të shëndetit publik në shtetet e rajonit prezantojnë këtë gjendje:

Në Shqipëri: 584 të infektuar, 327 të shëruar dhe 26 të vdekur;

Në Kosovë: 561 të infektuar, 102 të shëruar dhe 12 të vdekur;

Në Serbi: 6318 të infektuar, 753 të shëruar dhe 122 të vdekur;

Në Kroaci: 1871 të infektuar, 709 të shëruar dhe 47 të vdekur;

Në Bosnje e Hercegovinë: 1285 të infektuar, 347 të shëruar dhe 48 të vdekur;

Në Slloveni: 1335 të infektuar, 193 të shëruar dhe 77 të vdekur dhe

Në Maqedoninë e Veriut: 1207 të infektuar, 179 të shëruar dhe 51 të vdekur.

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version