Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Në spitalin e përgjithshëm të Beranës janë të shtrirë 66 pacientë me virusin korona

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik sot analizuan edhe 608 mostra, prej të cilave 67 kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa edhe dy pacientë kanë ndërruar jetë, një nga Rozhaja dhe një tjetër nga Plava (47 gjithsejtë nga fillimi i pandemisë). Në spitalin e përgjithshëm të Beranës një paciente 77 vjeçare pozitive me Covid 19 me sëmundje të tjera përcjellëse e ka humbur jetën.

Në spitalin e përgjithshëm të Beranës mjekohen 66 pacientë me virusin korona, kurse në vëzhgim është edhe një pacient tjetër. Dje ka vdekur një e sëmurë 77 vjeçare, e cila ishte e infektuar me Covid 19, por që kishte edhe sëmundje përcjellëse. Gjithsej 6 pacientë kanë pasqyrë të rëndë klinike, theksohet në  kumtesën e spitalit të përgjithshëm të Beranës. Nga Qendra Klinike e Malit të Zi është kumtuar se në klinikën interne gjenden 11 të sëmurë, ku 1 pacient është i kyçur në respirator.

Në klinikën për ortopedi dhe traumatologji dhe në Qendrën për kirurgji vaskulare janë të hospitalizuar nga 1 pacient, kurse në klinikën infektive janë vendosur 18 të sëmurë me Covid 19. Përndryshe, në Mal të Zi momentalisht ka 2 mijë e 38 raste aktive me koronavirus të ri, gjegjësisht 328 të sëmurë aktiv në 100 mijë banorë. Më së shumti raste aktive ka në Podgoricë 902, në Nikshiq 228, Bjello Pole 141, në Rozhajë 119, kurse më shumë se 100 të infektuar ka edhe në Beranë.

Exit mobile version