Instituti i shëndetit publik, bën me dije se në mostrat e testuara në laboratorët gjegjës të tij, në 24 orët e fundit në Mal të Zi nuk është regjistruar asnjë rast i ri me rezultat pozitiv në virusin Covid-19. Kjo njëherit është dita e parë e shënuar pa rast të ri të infektuar me virusin Covid-19, prej fillimit të paraqitjes së tij e deri më tani.
Përndryshe, të dhënat analitike të Institutit në fjalë, dëshmojnë se në 327 mostrat e testuara në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare të tij në 24 orët e fundit, në Mal të Zi nuk është regjistruar asnjë rast i ri i doagnpstifikuar me virusin Covid-19. Rezultati në fjalë është rrjedhojë e dy testimeve laboratorike në intervalet kohore: 08:20-16:45 në 169 mostra dhe në intervalin kohor 16:45-08:45 në 158 mostra.
Ndonëse në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar raste të reja të prekura me koronavirus, numri i të infektuarve prej rastit të parë e deri më sot mbetet i pandryshuar, 319 (177 meshkuj dhe 142 femra), prej të cilëve 58 janë fëmijë dhe të rinj (23 të moshës 0-9 vjeçare dhe 35 të moshës 10-19 vjeçare).
Pasqyrëza e të prekurve me virusin Covid-19 nëpër komuna:
Podgoricë-161,
Tuz-37,
Nikshiq-34,
Tivarë-23,
Ulqin-22,
Andrijevicë-7,
Budva-7,
Plavë-7,
Bijello Pole-6,
Herceg Novi-6,
Danillovgrad-3,
Tivat-3 dhe
Guci-3.
Përfaqësuesit e Trupit nacional koordinues: menaxhuesi i Shtabit të emergjencës medicinale, prof. dr. Ranko Llazoviq, dhe ndihmës drejtori i Institutit të shëndetit publik, dr. Senad Begiq, në konferencën për media, kanë dhënë një sërë përgjigjesh, udhëzimesh e këshillash koncize dhe analitike me të dhëna shumë përfshirëse në pyetjet e drejtpërdrejta të gazetarëve të pranishëm në konferencë mbi gjendjen dhe situatën epidemiologjike në Mal të Zi.
Në fillim të punës së konferencës, dr. Begiq, gazetarët i ka njoftuar mbi gjendjen momentale epidemiologjike në vend. Ka theksuar se ajo është mjaft e volitshme dhe stabile. Numri i rasteve të reja të identifikuar me koronavirus është gjithnjë më i vogël, e në këtë drejtim ka thënë ai, gëzon fakti se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Në vazhdim ka konfirmuar se deri më tani në Mal të Zi me virusin Covid-19 janë infektuar 319 persona, prej të cilëve deri më tani janë shëruar 123 dhe 6 kanë vdekur.
Kolegu i tij, dr. Llazoviq, të pranishmit i ka njoftuar mbi gjendjen e të sëmurëve të hospitalizuar në Qendrën klinike në Podgoricë. Ka theksuar se në këtë qendër për trajtim mjekësor gjenden 15 të sëmurë, 9 prej të cilëve në Klinikën infektive, gjendja momentale e të cilëve është e mirë dhe stabile. Në Klinikën interne janë të vendosur 4 pacientë, 2 prej të cilëve me gjendje të keqësuar – në rrezik jete, janë nën përkujdesje intensive dhe janë ty kyçur në respiratorë. Në fund ka bërë me dije se edhe përkundër përpjekjeve maksimale të personelit medicinal, një i sëmurë nga koronavirusi, e më parë i prekur edhe me kancer, i moshën 81 vjeçare, ka vdekur.
Dr. Llazoviq ka njoftuar se për trajtim mjekësor në spitale janë të hospitalizuar 24 pacientë me virusin Covid-19: në Qendrën klinike në Podgoricë – 17 dhe në spitalet e Tivarit dhe Nikshiqit nga 3 të sëmurë.
Në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave të fundit të instituteve nacionale të shëndetit publik të tyre, gjendja epidemiologjike ka këta parametra:
Në Shqipëri: 712 të infektuar, 403 të shëruar dhe 27 të vdekur;
Në Kosovë: 703 të infektuar, 162 të shëruar dhe 19 të vdekur;
Në Serbi: 7483 të infektuar, 1094 të shëruar dhe 144 të vdekur;
Në Kroaci: 2009 të infektuar, 982 të shëruar dhe 51 të vdekur;
Në Bosnje e Hercegovinë: 1421 të infektuar, 538 të shëruar dhe 55të vdekur;
Në Slloveni: 1388 të infektuar, 219 të shëruar dhe 81 të vdekur dhe
Në Maqedoninë e Veriut: 1326 të infektuar, 337 të shëruar dhe 57të vdekur.
Shaban Hasangjeka