Site icon PLAVA E GUCIA SOT

NESËR NË NJU JORK – MBRËMJE KUSHTUAR DITËS SË FLAMURIT DHE KUJTESËS SONË KOMBËTARE

Apel për pjesëmarrje të bashkatdhetarëve tanë!

Me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, nesër, më 27 nëntor 2026, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, do të organizohet një mbrëmje e veçantë kulturore dhe atdhetare, me prezantimin e filmit dokumentaro-artistik “Pas luftës kush jemi ne?”, me ideator dhe producent Prof. Nusret Pllanën.

Filmi vjen nën regjinë dhe koreografinë e Robert Nuhës, me muzikë të kompozitorit Travor Dhomi.

Sipas njoftimit të organizatorëve, i ftuar nderi në këtë mbrëmje do të jetë Robert O’Neill, pjesëtar i forcave speciale amerikane U.S. Navy SEAL.

Organizatorë të kësaj veprimtarie janë Agim Aliçkaj, Tomë Mrijaj, Elizabeta Mrijaj dhe Behlul Gashi, ndërsa moderimin e mbrëmjes do ta bëjë Elizabeta Mrijaj.

APEL PËR PJESËMARRJE

Portali Plava e Gucia Sot fton të gjithë bashkatdhetarët tanë në Nju Jork dhe rrethinë, e në veçanti komunitetin plavë-gucias, që të marrin pjesë në këtë veprimtari me rëndësi kulturore dhe kombëtare.

Në prag të festës sonë më të madhe kombëtare, le të bashkohemi në nderim të historisë, sakrificës dhe kujtesës sonë kolektive, duke dëshmuar se edhe larg atdheut mbetemi të lidhur me rrënjët, identitetin dhe vlerat tona kombëtare.

Pjesëmarrja jonë është një shprehje respekti ndaj së kaluarës, mirënjohjeje ndaj atyre që kontribuuan për lirinë dhe një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj.

📅 Data: E premte, 27 nëntor 2026
🕠 Ora: 5:30–7:30 PM
📍 Vendi: Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”
361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, NY 10530
☎️ Informata: +1 (914) 290-0716

Ejani së bashku me familjet dhe miqtë tuaj! Le ta nderojmë Ditën e Flamurit me pjesëmarrje, bashkim dhe krenari kombëtare!

Gëzuar Festën e Flamurit! 🇦🇱

Redaksia e portalit Plava e Gucia Sot
www.plavaeguciasot.com

Exit mobile version