Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nga 24 dhjetori, qytetarët e Malit të Zi mund të udhëtojnë më lirshëm në vendet e BE-së

Mali i Zi ka finalizuar të gjitha procedurat për t’u lidhur me sistemin e certifikimit digjital COVID, të Bashkimit Evropian (BE), kështu që qytetarët malazezë nga 24 dhjetori, do të kenë mundësi më lirshëm të udhëtojnë në vendet e BE-së,  u kumtua nga ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Shëndetin Publik, Alleksandar Sekulliq, tha se aplikacioni pritet që të kompletohet së shpejti.
“Ndërkohë, çdo qytetar i Malit të Zi i cili është vaksinuar me vaksinat Fajzer dhe Astra Zeneka, apo ndonjë tjetër e njohur nga EMA,  do të mund të lëvizë lirshëm në BE, duke paraqitur kodin QR të certifikatës, që mund ta përdorë si në formë të shkruar ashtu edhe në formë elektronike”, tha ai.

Sipas tij, certifikata digjitale e BE është e vlefshme 14 ditë nga doza e fundit e vaksinës, testi PCR 72 orë kurse testi i shpejtë antigjen, 48 orë. /rtcg/

Exit mobile version