Nga sot kufijtë e Malit të Zi hapen pa kushte për shtetasit e Zvicrës dhe Moldavisë. Qysh më parë, pa dëshmi vaksinimi, apo të njërit nga testet në koronavirus, në Mal të Zi mund të hyjnë shtetasit e Serbisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë, të të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Izraelit, kanë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë. Ata kanë rikujtuar se me masat e fundit janë liberalizuar një sërë kushtesh, në të cilat mbahen manifestimet e ndryshme./Rtcg
Nga sot kufijtë e Malit të Zi hapen pa kushte edhe për disa shtete
