Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nga e marta Mali i Zi ashpërson masat kundër COVID-19

Nga e marta në Malin e Zi hyjnë në fuqi masat shtrënguese për të penguar përhapjen e shpejtë të infektimeve.

Mali i Zi konsiderohet ndër vendet me numrin më të madh të infektimeve në Evropë.

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka njoftuar që Komisioni për Mbrojtjen e popullsisë nga infektimi me COVID -19, me propozim të Institutit për Shëndetin Publik ka vendosur që nga e marta (01.03) në qytetet Podgoricë, Nikshiq, Cetinjë, Ulqin , Herceg Novi dhe Plluzhinë të hyjnë në fuqi masa të rrepta që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit me COVID -19.

“Lock doWn ” parasheh kufizime dhe ndalime komunikacioni ndërmjet qyteteve, mbyllje të bareve, kafeneve dhe restoranteve.

Pa ashtu ndalohen vizitat  në parqe, në  ambientet për argëtimin e fëmijëve, vendeve për sport.

Njerëzve për punë do t’u kërkohet verifikim i lëshuar nga punëdhënësit, ndërsa të sëmurët lëvizjet e tyre duhet t’i dokumentojnë me raportet  e lëshuara nga mjeku.

Niveli i  infeksionit me Coronavirus në Malin e Zi vazhdon të  jetë shumë i lartë.

Edhe më tej ky vend mbetet një nga vendet  me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë në 100 mijë banorë.

Kjo shifër arrin në 1 mijë e 370 të infektuar.

 Aktiv për momentin janë 8 mijë e 628 persona të infektuar.

Shqetësues mbetet edhe numri i vdekjeve.

Exit mobile version