Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nga Rusia, vazhdojnë sulmet kibernetike në Malin e Zi

RTMZ

Në sulmin kibernetik janë investuara 100,000 deri në 2.5 milionë dollarë.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, deklaroi se Mali i Zi, që nga 20 gushti, është ekspozuar sulmit më të madh ndaj sistemit informativ, sulm ky që ende po vazhdon.

Ai tha se Mali i Zi ka mbështetje të madhe nga partnerët e tij në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe falënderoi shërbimet e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës.

“Do të përfshihen shumë shpejt dhe do të na ndihmojnë që sa më shpejt të dalim nga ky problem”, tha Dukaj.

Ai u shpreh se nga e gjithë kjo duhet nxjerrë një mësim, sepse vitet e fundit nuk është investuar mjaftueshëm në sigurinë kibernetike.

“Duhet të mbajmë ekspertë në sistem”, tha ministri.

Dukaj ka përsëritur se të dhënat personale të qytetarëve ruhen në të gjitha aspektet – personale dhe bankare.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se po punohet për sanimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Ministri ka bërë të ditur se nuk ka pasur kërkesë për blerje të të dhënave të komprometuara, ndërsa Agjencia e Sigurisë Kombëtare, siç tha Dukaj, ka indikacione se këto sulme vijnë nga Rusia.

Exit mobile version