Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nga shtatori, filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka publikuar një super lajm, ku sot edhe zyrtarisht janë aprovuar tekstet mësimore të njësuara nga Republika e Shqiprisë, për nxënësit filloristë të Luginës së Preshevës.

“Sot është publikuar katalogu i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik“ – ka njoftuar Mustafa.

“Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo anëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë” – ka shkruar ndër të tjera, Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së.

Në vazhdim po ua paraqesim postimin e plotë të kryetarit Mustafa:

Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën! 
Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar tek cilësia. 

Sot është publikuar katalogu i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo anëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë.

Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore.

Ka ende punë e angazhim.
Megjithatë, radhën tashmë të fokusimit e kanë tekstet mësimore për shkollat e mesme.

Faleminderit me mirënjohje të thellë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë, në veçanti ministres Besa Shahini! 

Faleminderit për mirëkuptim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë! 

Faleminderit shtëpisë botuese “Albas” në Preshevë! 

Faleminderit me konsideratë të lartë për Misionin e OSBE-së dhe ambasadorët e Quintit si dhe ambasadorët e grupit jo formal “Miqtë e Luginës”.

Exit mobile version