Site icon PLAVA E GUCIA SOT

NGA TRASHËGIMIA JONË KULTURORE “TË QETHURAT” (foto)

Të qethurat apo qethja e deleve janë rit i lashtë me rëndësi në kulturën popullore shqiptare, respektivisht element i rëndësishëm në jetën baritore i cili  daton nga periudhat pagane.

Ky rit zakonisht kryhej nga gjysma e korrikut deri në javën e parë të gushtit dhe pos anës rituale në të kaluarën kishte  edhe anën praktike meqë dhenëve i hiqëshin ” bashkat e leshit” dimëror, leshi përpunohej për prodhim të veshmbathjes tradicionale,(zhguna, tirqi, plisa etj.) ndërsa deleve u lehtësonte qëndrimi në temperatura të larta verore dhe fillonte proçesi i rritjes së leshit të ri që ishte element i rëndësishëm në jetën e popullsisë. Sot është ruajtur vetëm ana rituale dhe ky rit kryhet në mënyrë solemne në Plavë e Guci ((Vuthaj), në  Bjeshkët e Dukagjinit (rrethina e Deçanit) dhe ne Malet e Sharrit rreth Prizrenit (Opojë) meqë zhvillimi i teknologjisë e ka shty leshin si material në plan të dytë duke i fut në përdorim materialet e reja për prodhimin e veshëmbatjeve dhe mënyrat e elementet e reja të veshjes.

 

N.F.

Exit mobile version