Site icon PLAVA E GUCIA SOT

NGA TRASHËGIMIA JONË NATYRORE – SYRI I SKAFKAÇIT-Vuthaj, Plavë e Guci

nga Prof Dr: Naser Ferri

Një nga perlat e bukurive natyrore të mbarë trojeve shqiptare Syri i Skafkaçit gjendet në Vuthaj të Plavë e Gucisë, në lartësi mbidetare prej cca 972 m. nën Majen e Rosit dhe është pjesë e Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna(Alpet Shqiptare).
Edhe pse ka më pak ujë, megjithatë mund të krahasohet, e madje mund të thuhet që është më i bukur se Syri i Kalter i Muzinës (Delvinë) fal ngjyŕës së kalter, ujit të paster transparent dhe të natyrës së paprekur që e rrethon.Nga ky burim del lumi Gërrla, i cili rrjedhë nja një kilometër mbi sipërfaqe dhe kridhet në greminë duke e krijuar Ujëvarën e Hartinit një bukuri të rrallë të fshatit Vuthaj dhe krejt kësaj ane.
BUKURI QË TË LE PA MEND.

Exit mobile version