Site icon PLAVA E GUCIA SOT

NGJARJE ME RËNDËSI HISTORIKE PËR MBARË POPULLIN SHQIPTAR

Nga sot, në shtetin e Maqedonisë së Veriut, pozitën më të lartë shtetrore, ate të Kryeministrit të shtetit, do ta mbajë një shqiptar. 

Talat Xhaferi do të hynë në historinë e Republikës së Maqedonise së Veriut si kryeministri i parë shqiptar i këtij shteti. 

Nga ky moment, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të shihen e as nuk duhet të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, siç ishte rastinderi më tash,  por si të barabartë mes të barabartëve të atij shteti. 

Kjo ngjarje e bën krenar çdo shqiptar kudo në botë e po me aq vemendje e krenari e percjellin këtë moment historik edhe shqiptarët e Plavës e Gucisë si dhe ata me origjinë nga këto treva që sot jetojnë e punojnë në mergatë.

Përgëzojmë zt. Talat Xhaferi për detyrën më të lartë shtetrore që ka marrë sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke i uruar që ta ushtron me nder,  përgjegjësi e maturi, ashtu siç e do tradita dhe besa shqiptare dhe të na bëjë krenarë të gjithë shqiptarëve kudo në botë.

PUNË TË MBARË E SUKSESE KRYEMINISTER XHAFERI.

JU PRIFTË E MBARA!

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version