Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nikollë Camaj zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi

Deputeti i Forumit Shqiptar nga radhet e Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, nga radhët e pakicave.

Për Camajn votuan 43 deputetë, pa asnjë votë kundër.

Deputetët e Partisë Boshnjake (PB) nuk morën pjesë në votim.

Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me aktivitete të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme”, thuhet në dokument.

Camaj ka qenë edhe ndihmës sekretar për informim, pastaj kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, drejtor i Komunales së Tuzit, si dhe këshilltar në Komunën e Tuzit në disa mandate.

Funksionin e deputetit e ushtron prej 29 korrikut të vitit të kaluar.

Camaj ka qenë sekretar i partisë së parë shqiptare LDMZ e themeluar në shtator të vitit 1990, si dhe kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, e që tani është kryetar nderi i kësaj partie.

Malesia.org

Exit mobile version