Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nimanbegu: Krerët e PDS(DPS) në Ulqin, pjesë e korrupsionit politik

KONFERENCË PËR MEDIA

VOTA E LIRË ËSHTË OBLIGIM DEMOKRATIK I TË GJITHËVE

Të nderuar qytetarë e nderuar publikë,

Demokracia është sistem ku sundon e shteti ligjorë dhe vota e lirë drejta për të mirën e qytetarit.

Për të mirën e qytetarit duhet të ngrisim shoqëritë që të gjithë i trajton të barabarta, ai nuk ruhet në vepra korruptive në premtime të punësimit dhe me ndikime të pandershme ndaj votuesit.

Këtë konferencë për media e kemi thirrur që të paralajmërojmë ata që këto ditë ushtrojnë presion dhe japin premtime për vende pune në favor të votimeve dhe rikujtojmë që këto vepra penale do të kenë pasoja gjyqësore.

Shfrytëzojmë rastin që kjo konferencë të jetë paralajmërim edhe për institucionet të cilat i vëzhgojnë zgjedhjet në Malin e Zi që dukuritë që ndodhin në Komunën e Ulqinit nga pushtetarët e në veçanti nga kreu i Partisë Demokratike Socialiste në Ulqin për të mbledhur vota është diçka që është e padenjë.

Ne nuk na duhet Ulqini dhe mbare ku qytetarët e jonë ndihen jo të lirë të korruptuar dhe votën ta japin për favore personale. Neve na duhet Ulqini i cili i ka qytetarët e lirë, ne duam shoqërinë e shanseve të barabarta në punësim ku kushtet për jetë të jenë të njëjta për të gjithë pa dallim ngjyrave partiake prandaj i drejtohem institucioneve shtetërore si dhe vëzhguesëve ndërkombëtare që këto ndodhi t’i përcjellin dhe të marrin hapat e duhura për ta çuar këtë anomali deri në fund.

Partia Demokratike e Socialistëve në Ulqin, me dy eksponentët e saj kryesor, Kryetarin e Komunës dhe Kryetarin e Këshillit komunal te DPS-t dhe njëkohësisht Sekretarin për buxhet dhe financa ne Komunën e Ulqinit, veprojnë në drejtim të korruptimit politik duke premtuar dhe realizuar punësime për sigurimin e votave.

Në funksion të zgjedhjeve të 30 gushtit dhe blerjeve te votave janë vene edhe disa ministra te DPS përgjegjës për Politiken e tyre ne Ulqin.

Dhe kështu, krahas luftave klanore dhe ambicieve personale të këtyre, në Komunë po bëhen punësime partiake. Nënshkruhen kontrata pune dhe kontrata për vepër dhe po bëhen premtime për punësime ne Ulqin dhe ne Podgorice.

E kështu, sekretari për financa nuk punon ne në zyrën e vet, por në zyrën e PDS ku e shërbejnë punonjëset të cilat paguhen nga buxheti i Komunës.

Koha është tani për të ndarë me ju shqetësimin për punësimet vend e pa vend nga, në veçanti në Komunë.

Më datë 30 qershor, Komuna ka 152 të punësuar dhe 29 të punësuar me mandat. Mbyllur me atë datë, Komuna ka pasur 91 punësuar me kontratë, kurse më datë 31.12.2019. ka pasur vetëm 55. Rezulton që në këtë kohë, janë punësuar 36 persona me kontrata. E tërë kjo duke iu referuar vendimit nr. 03-292/2019-2 e datës 15 korrik të këtij viti të Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore.

Nuk është habi që Sekretariati për Buxhet dhe Financa në afatin ligjor nuk ka dorëzuar kryetarit dhe Kuvendit të Ulqinit raportin e Llogarisë përfundimtare për vitin e kaluar dhe as ka bërë propozimin e rebalancit të buxhetit për këtë vit në afatin ligjor.

Numri tjetër i punonjësve është me kontratë mbi vepër dhe për numrin e tyre nuk mund te merren informata zyrtare. Por mund te përfundojmë se rezulton që numri i të punësuarve me kontrata po i afrohet numrit të punësuarve të përhershëm.

Në ndërkohë në terren vazhdojnë premtimet për punësime dhe numri i premtimeve sipas informatave në terren arrin numrin 1000 për vende të punës që nuk ekzistojnë.

Exit mobile version