Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, deputeti shqiptar, Genci Nimanbegu në një intervistë për Rubikon të KTV-së përmendi faktin se kombin shqiptar në Mal të Zi nuk kishte nevojë ta bindë askush për votim pro pavarësisë së shtetit malazez mirëpo, thotë ai, zhvillimi i mëtejshëm i shtetit nuk respektoi kërkesat politike të shqiptarëve atje.
“Shqiptarëve në Mal të Zi nuk u është dashur një ftesë nga dikush që të votojnë për pavarësinë e Malit të Zi. Ne duke qenë se jemi pjesë përbërëse e kombit shqiptar e kemi pas synim të kombit shqiptar dhe ky synim kombëtar shkonte përtej synimit kombëtar të malazezve dhe çdo herë ne i kemi ndihmuar, kemi bërë shtetin dhe jo vetëm për ato, kemi bërë shtetin për të gjithë ne”, ka thënë ai.
“Zhvillimi i mëtejshëm i Malit të Zi nuk ka respektuar në mënyrë të mjaftueshme nuk ka respektuar kërkesat tona politike, posaçërisht nga ekonomia, privatizimi. Kemi shumë probleme ekonomike, popullsia jonë jo vetëm që është në zona të pazhvilluara por ende është në zona ku migrimi është i dallueshëm”, ka shtuar Nimanbegu.