Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nimanbegu pas takimit me Krivokapiq: Do të insistojmë në realizimin e programit tonë

Sot në Podgoricë u mbajt takimi i  të mandatuarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dhe përfqësuesve të Listës Shqiptare. Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu, tha se në takimin e sotëm është diskutuar kryesisht për prograimin e qeverisë si dhe janë parashtruar kërkesat që ka ky koalicion në lidhje me këtë program, e që kryesisht kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, por jo vetëm, të trevave ku jetojnë shqiptarët.

Nimanbegu tha se në këtë takim nuk është diskutuar për postet eventuale që ato mund të marrin në qeverinë e re nëse vendosin të jenë pjesë e saj, por nëse kjo ndodh, atëherë me interes do të jenë ato që kontribuojnë për zhvillimin e trevave ku jetojnë shqiptarët.

Exit mobile version